Foto: Dy sulme të reja ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit

Dy sulme të reja ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit

Dy sulme të reja ndaj anijeve janë raportuar mëngjesin e sotëm pranë brigjeve të Jemenit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, në një zhvillim që shton incidentet detare pranë Ngushticës së Hormuzit.

Agjencia Detare Britanike (UKMTO) njoftoi se bëhet fjalë për dy incidente të ndara ndaj anijeve. Në njoftim nuk janë dhënë detaje të tjera për dëmet apo për personat e përfshirë.

Zhvillimi i fundit vjen pasi forcat iraniane të sigurisë deklaruan se të paktën tri anije morën flakë të shtunën. Sipas këtij deklarimi, dy prej tyre goditën mina detare brenda ose pranë Ngushticës së Hormuzit.