Foto: Pas pesë ditësh protestash, Rama: Nuk po sfidohem unë, por Shqipëria në BE

Pas pesë ditësh protestash, Rama: Nuk po sfidohem unë, por Shqipëria në BE

Pas pesë ditësh protestash të dhunshme në Tiranë, kryeministri Edi Rama reagoi për zhvillimet e fundit, duke thënë se nuk po sfidohet vetëm ai, por Shqipëria në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Rama foli për dhunën, përplasjet me Policinë dhe kërkesat për dorëheqjen e tij. Protestat në kryeqytet kanë sjellë dëme, për të cilat kryeministri tha se “nuk janë të vogla, por ndreqen”.

Ai deklaroi gjithashtu se gjatë këtyre ditëve është përpjekur të mos bjerë në atë që e cilësoi “kurthi i dhunës” që kërkon gjak. Reagimi i tij vjen pas disa ditësh përplasje dhe protestash në Tiranë.