Mbi 1 mijë dronë sulmojnë Rusinë, një i vdekur dhe pesë të plagosur
Mbi 1 mijë dronë kanë sulmuar Rusinë gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës, duke shkaktuar zjarre të mëdha në Shën Petersburg. Nga sulmet, të paktën një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur.
Vala masive e sulmeve ka prekur disa rajone të Rusisë, përfshirë Shën Petersburgun. Në këtë qytet janë shkaktuar zjarre në terminalin e naftës dhe në depon e naftës Ruchi.
Sulmet ukrainase kanë sjellë pasoja të drejtpërdrejta në këto objekte, ndërsa bilanci i raportuar deri tani është një viktimë dhe pesë persona të plagosur. Zhvillimi shënon një nga valët më të mëdha të sulmeve me dronë ndaj Rusisë.