Foto: Aksion policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet për 10 minuta

Aksion policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet për 10 minuta

Situata në Tiranë u tensionua të dielën, pasi Policia e Shtetit ndërhyri për të shpërndarë protestuesit e mbledhur pranë Kryeministrisë. Pas aksionit, sheshi para institucionit u zbraz brenda rreth 10 minutash.

Forcat policore përdorën sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë për t’i larguar qytetarët nga sheshi. Protestuesit u shpërndanë në drejtim të lumit Lana dhe parkut të Tajvanit.

Megjithatë, një pjesë e protestuesve nisën të rimblidheshin, ndërsa situata mbeti e tensionuar. Protestat në Shqipëri kanë hyrë në ditën e gjashtë, me studentë dhe qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.