Foto: Rama mban një gur nga protesta: “Shteti nuk negocion me dhunën”

Rama mban një gur nga protesta: “Shteti nuk negocion me dhunën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu drejtua mediave mëngjesin e sotëm, duke reaguar ndaj dhunës gjatë protestave në Tiranë. Gjatë deklarimit, ai mbajti në dorë një gur të përdorur në protestë.

Rama deklaroi se dhuna nuk lidhet me pakënaqësitë legjitime të qytetarëve dhe me kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Sipas tij, ajo synon përmbysjen e rendit.

Gurin, kryeministri e përdori si simbol të dhunës ndaj efektivëve të policisë, duke theksuar se shteti nuk duhet të negociojë me dhunën. “Me këtë nuk negociohet”, deklaroi Rama.