Policia patrullon Tiranën, shoqërohen dy të rinj pranë Korpusit Universitar
Policia ka nisur patrullimet e mëngjesit në rrugët e Tiranës, ndërsa janë kryer edhe shoqërimet e para të personave të dyshuar se mund të shkaktojnë incidente gjatë protestës.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, shihen dy të rinj duke u ndaluar pranë godinës së Korpusit Universitar. Sipas pamjeve, ata nuk bëjnë rezistencë dhe merren në pyetje nga efektivët.
Dy të rinjtë janë ndaluar nga Forcat Shqiponja, në kuadër të masave policore të ndërmarra në qytet gjatë protestës. Patrullimet dhe shoqërimet po zhvillohen në orët e mëngjesit, ndërsa personat shoqërohen për verifikim dhe marrje në pyetje.