Eman Rrahmani flet për çiftet që angazhojnë një grua tjetër
Deputeti Eman Rrahmani ka deklaruar se disa çifte, për të shmangur ndryshimet në trup gjatë shtatzënisë, angazhojnë një grua tjetër që ta mbajë shtatzëninë dhe ta lindë fëmijën e tyre.
Duke folur në emisionin “Kosova Live” në T7, Rrahmani ka ngritur shqetësime për fertilizimin e asistuar dhe bartjen e shtatzënisë për një çift tjetër.
Ai ka thënë se këto çështje janë ndër arsyet që e bëjnë ta kundërshtojë Kodin Civil në Kuvend. Sipas deklarimit të tij, gruaja tjetër do ta mbante shtatzëninë dhe do ta lindte fëmijën në emër të çiftit.