Rama vendos karrige bosh para Kryeministrisë dhe fton studentët në dialog
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur disa karrige bosh para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, në një ftesë për studentët protestues që të ulen dhe të diskutojnë.
Karriget ngjajnë me ato që përdoren brenda institucionit, ndërsa vetë Rama ka vendosur mbi to letra me mbishkrimin “Dialog”. Veprimi përcjell thirrjen e tij për komunikim me studentët.
Rama ka theksuar se është i hapur për bisedime pa kushte, në çdo vend dhe në çdo kohë, përfshirë edhe hapësirën para Kryeministrisë.
Ndërkohë, përreth godinës së Kryeministrisë janë parë forca të shumta policore, në kohën kur në Shqipëri po zhvillohen protesta studentore.