Foto: Franca angazhon trupa ushtarake për protestat e së shtunës

Franca angazhon trupa ushtarake për protestat e së shtunës

Franca do të angazhojë trupa ushtarake gjatë protestave të së shtunës, në një masë që synon të përforcojë forcat e policisë dhe të ndihmojë në ruajtjen e rendit publik.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, konfirmoi se do të angazhohen forcat ushtarake të njohura si “Sentinelle”. Sipas tij, këto trupa do të marrin përsipër disa detyra për t’ua mundësuar policisë dhe xhandarmërisë që të përqendrohen në menaxhimin e protestave.

“Do të angazhojmë forcat Sentinelle, natyrisht, si zëvendësim për forcat e sigurisë së brendshme, kryesisht për të liruar policinë dhe xhandarmërinë nga detyrat e tyre, në mënyrë që të përqendrohen në ruajtjen e rendit”, tha Nuñez në Asamblenë Kombëtare të Francës.