Foto: Gazmend Syla: OVL UÇK u ndje e fyer që mbeti jashtë strategjisë për Specialen

Gazmend Syla: OVL UÇK u ndje e fyer që mbeti jashtë strategjisë për Specialen

Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se janë ndier të fyer pasi Qeveria e Kosovës nuk i ka ftuar në grupin që po harton strategjinë shtetërore për përballjen me Gjykatën Speciale.

Duke folur në një intervistë në emisionin “FRONTAL” të T7, Syla tha se organizata e tij nuk është përfshirë në këtë proces, ndonëse çështja lidhet drejtpërdrejt me veteranët dhe procesin gjyqësor në Hagë.

Sipas Sylës, gjatë gjashtë viteve të fundit, e gjithë barra e këtij procesi ka qenë mbi veteranët. Ai tha se kryeministri Albin Kurti dhe të tjerët kanë heshtur gjatë kësaj periudhe.

Syla deklaroi gjithashtu se OVL UÇK-ja ka mundur të kontribuojë në hartimin e strategjisë, pasi përfaqësuesit e saj kanë zhvilluar shumë takime lidhur me këtë çështje.