Kurti kërkon Bondsteel si prezencë e përhershme në Kosovë pas takimit me Ernst
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se u takua me senatoren amerikane Joni Ernst dhe kërkoi që Kampi Bondsteel të shndërrohet në prezencë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës.
Kurti e përshkroi Joni Ernst si “një nga mikeshat e mëdha” dhe si avokuese të zëshme të Kosovës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Ai tha se gjatë takimit diskutuan për zhvillimet ekonomike dhe për situatën e sigurisë në Kosovë.
Sipas Kurtit, një prezencë e tillë do të shërbente si garantuese për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon, si dhe do të funksiononte si një bazë strategjike për operacionet e NATO-s në Evropën Juglindore.