Foto: 320 të lënduar gjatë protestave në Tiranë, gati 200 prej tyre policë

320 të lënduar gjatë protestave në Tiranë, gati 200 prej tyre policë

Gjithsej 320 persona janë lënduar gjatë protestave të zhvilluara në Shqipëri nga 13 deri më 21 tetor, ndërsa pjesa më e madhe e të lënduarve janë pjesëtarë të Policisë së Shtetit.

Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në mesin e të lënduarve janë 192 policë, 92 protestues dhe 36 kalimtarë. Të dhënat janë mbledhur nga strukturat shëndetësore në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Bilanci përfshin edhe gjashtë përfaqësues të medias. Gjatë protestës së fundit, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim tetë persona, ndërsa disa prej të lënduarve kanë vijuar të qëndrojnë të shtruar për trajtim të mëtejshëm.