Putini pajtohet për rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bisedimet pritet të zhvillohen muajin e ardhshëm, me synimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Lajmin e bëri të ditur Yuri Ushakov, këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, pas takimit të zhvilluar të mërkurën në Shën Petersburg. Në takim morën pjesë lideri rus dhe Steve Witkoff, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump.
Rifillimi i bisedimeve do të përfshijë tri palë: Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Negociatat synojnë të hapin një proces të ri diplomatik për përfundimin e luftës në Ukrainë.