Foto: Trumpi paralajmëron zhvillim të shpejtë lidhur me Iranin

Trumpi paralajmëron zhvillim të shpejtë lidhur me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mohuar se Uashingtoni po negocion me Iranin dhe ka paralajmëruar se një zhvillim i ri mund të ndodhë shumë shpejt lidhur me konfliktin mes dy vendeve.

“Ne nuk jemi duke negociuar me Iranin. Diçka do të ndodhë shumë shpejt, në një mënyrë ose në një tjetër”, u tha Trump gazetarëve para se të hipte në avionin presidencial, Air Force One.

Trump shtoi se shumica e njerëzve duket se besojnë se ky zhvillim do të ndodhë pas zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, të planifikuara për 3 nëntor.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur janë raportuar plane për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit, të cilat mund të zhvillohen pas zgjedhjeve. Në materialin e publikuar përmendet gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shtuar stërvitjet ushtarake në përgatitje për një skenar të tillë.