Ymeri kritikon Vitinë për mungesën e terapisë kundër kancerit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për keqmenaxhimin e sistemit shëndetësor dhe mungesën e barnave për pacientët me kancer.
Gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës, Ymeri ka përmendur rastin e një gruaje që kishte vdekur nga kanceri. Sipas saj, pacientja kishte mbetur pa terapinë Palbociclib për rreth katër muajt e fundit të jetës, për shkak të mungesës së barit në Klinikën e Onkologjisë.
Ymeri ka deklaruar se përparimi i sëmundjes mund të ishte ngadalësuar nëse pacientja do ta kishte marrë terapinë. Duke iu drejtuar ministrit Vitia, ajo ka thënë: “Nuk e di qysh fle natën kur dikush në gjoks e ka kancerin e ju e rregulloni mindilin”.