Foto: Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuarit nga protesta

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuarit nga protesta

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 18 personave të arrestuar gjatë protestës në Tiranë. Për ta është caktuar masa e sigurisë detyrim për paraqitje.

Vendimi e cilëson të ligjshëm arrestimin e tyre, por gjykata ka vendosur që personat të mos qëndrojnë më në paraburgim dhe të paraqiten në policinë gjyqësore, sipas masës së caktuar.

Një ditë më parë, gjykata kishte vendosur të njëjtën masë për 22 persona të tjerë të arrestuar gjatë protestës. Vendimet e fundit lidhen me procedurat gjyqësore ndaj të arrestuarve gjatë protestave në Tiranë.