IQMT heq nga tregu në Kosovë shtatë produkte qumështi të ndaluara
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) po vijon kontrollet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhe, sipas MINTI, ka hequr nga tregu shtatë produkte qumështi që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) i ka ndaluar për shitje.
Produktet e tërhequra janë: Qumësht 3.2% VIDAS 1 L, Holla Cooking Cream 1 L, Garden Milk 1 L, Spec me krem VIDAS 1 kg, Magic Cream 400 g, Schmand 18% 800 g dhe Djath i bardhë 100% 250 g.
Gjatë ditës janë inspektuar markete në rajonet e Prizrenit, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Gjilanit, ndërsa aksioni i kontrollit vijon në të gjithë Republikën e Kosovës.
MINTI njofton se inspektorët e IQMT kanë urdhëruar operatorët ekonomikë të tërheqin menjëherë nga raftet këto produkte. Kontrollet vazhdojnë.