Foto: Pesë mostra mishi me parametra shqetësues, dy lidhen me “Apetiti”

Pesë mostra mishi me parametra shqetësues, dy lidhen me “Apetiti”

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka bërë të ditur se pesë nga mostrat e mishit të analizuara deri më tani kanë rezultuar me parametra shqetësues. Rezultatet e këtyre mostrave janë dërguar për verifikim të mëtejshëm.

Sipas deklarimit të Mujës, dy nga mostrat lidhen me kompaninë “Apetiti”, ndërsa tri të tjera me operatorë të tjerë. Ministri theksoi se kontrollet nuk kanë përfshirë vetëm një kompani.

Deri më tani janë kryer 240 analiza laboratorike, ndërsa rezultatet janë pranuar për 111 prej tyre. Procesi i verifikimit për mostrat me parametra shqetësues vazhdon.