Foto: Abdixhiku vlerëson Hamzën pas dorëheqjes nga PDK-ja

Abdixhiku vlerëson Hamzën pas dorëheqjes nga PDK-ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur vlerësime të larta për Bedri Hamzën, një ditë pasi ky i fundit zyrtarizoi dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku e cilësoi Hamzën “patriot të madh” dhe personalitet që ka dhënë kontribut të rëndësishëm për vendin.

“Dua ta falënderoj Hamzën. Publikisht dhe përjetësisht. Patriot i madh i këtij vendi. Ka bërë punë të madhe që shumë pak ia kanë njohur edhe në partinë e vet”, deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku është kryetar i LDK-së, ndërsa Hamza e ka drejtuar PDK-në deri në zyrtarizimin e dorëheqjes së tij.