Raketat godasin Kievin pas dakordimit për rifillimin e bisedimeve
Rusia kreu një sulm masiv me raketa balistike ndaj Kievit, vetëm disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, tha se kishte rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe me Ukrainën.
Sulmi gjatë natës la të paktën dy persona të vrarë dhe 22 të plagosur, përfshirë katër fëmijë. Goditja është përshkruar si një sulm “demonstrativ” ndaj Ukrainës.
Putin e bëri deklaratën për rifillimin e bisedimeve pas takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff. Sulmi në kryeqytetin ukrainas ndodhi vetëm disa orë pas këtij dakordimi.