Pezullohen 8 punonjës pas përleshjes në burgun e Fierit, nis hetim
Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Adriatik Kupi, ka pezulluar nga detyra tetë punonjës të policisë së burgut të Fierit pas përleshjes mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos. Të pezulluarit ishin planifikuar në turnin e ditës kur ndodhi incidenti.
Sipas njoftimit të Burgjeve, të pezulluarit janë: k/inspektori G.B., përgjegjës i turnit të regjimit të brendshëm; inspektori Sh.H., përgjegjës i turnit të regjimit të brendshëm; dhe inspektorët A.A., D.GJ., A.H., P.K., S.Ç. dhe A.S., punonjës të rolit bazë.
Pezullimi do të vijojë deri në përfundim të hetimeve dhe të vlerësimeve nga organet kompetente, bëhet e ditur në njoftim.
Masat administrative synojnë verifikimin e përgjegjësive lidhur me ngjarjen; rezultatet dhe konkluzionet priten pas përfundimit të hetimeve dhe procedurave të vlerësimit.