Tahiri kundërshton rikthimin e ligjit për Specialen në Kuvend

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar rikthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, duke e cilësuar këtë veprim si të dëmshëm për kauzën e luftës për liri.

Tahiri ka thënë se Aleanca e konsideron të papranueshëm rikthimin e ligjit dhe se nuk do të lejojë, siç është shprehur, dëmtimin e kauzës së luftës për liri.

Ai ka shprehur habinë për qëndrimin e Qeverisë, duke thënë se ligji kishte qëndruar për dy javë në Qeveri pa marrë komente nga ekzekutivi.

Sipas Tahirit, Qeveria tani po e paraqet situatën sikur në ligj është gjetur një gabim, ndonëse, sipas tij, nuk kishte reaguar gjatë periudhës kur dokumenti ishte në shqyrtim.

Tahiri ka deklaruar gjithashtu se në Hagë mbrohet e vërteta dhe jo partitë politike.