Foto: Sulm me dron në Detin e Zi, një i vdekur dhe tre të zhdukur

Sulm me dron në Detin e Zi, një i vdekur dhe tre të zhdukur

Një marinar ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pas goditjes së një anijeje tregtare nga një dron në Detin e Zi, pranë brigjeve të Rumanisë. Ngjarja ka ndodhur të premten në mëngjes.

Pas goditjes, anija u përfshi nga flakët dhe u përmbys. Incidenti la pas viktimën dhe tre pjesëtarët e ekuipazhit që ende rezultojnë të zhdukur.

Nëntë anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan pas përmbysjes së anijes. Sulmi dhe pasojat e tij kanë prekur një mjet tregtar që ndodhej në ujërat e Detit të Zi, pranë bregdetit rumun.