Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim
Ligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës është kthyer në Kuvend për rishqyrtim, ndërsa Bashkimi Evropian ka kërkuar të konsultohet para se të rifillojnë diskutimet për ndryshimet e tij.
BE-ja i ka rikujtuar shqetësimet e saj lidhur me këtë iniciativë, pasi ndryshimet ishin miratuar më herët nga Kuvendi dhe më pas janë kthyer për rishqyrtim.
Sipas një komunikate të BE-së, konsultimi parashihet në frymën e shkëmbimit të letrave të vitit 2014 ndërmjet Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian dhe Presidentit të Kosovës. Për këtë arsye, para vazhdimit të diskutimeve për ndryshimin e ligjit, BE-ja kërkon të përfshihet në procesin e konsultimit.