Foto ilustruese: Gjykatë siriane dënon me vdekje në mungesë Bashar dhe Maher al-Assad

Zelensky kundërshton lëshimet ndaj Rusisë: “Nuk kam asgjë personale me Trumpin”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se mospajtimet e tij me presidentin amerikan, Donald Trump, nuk janë çështje personale. Në të njëjtën kohë, ai ka kundërshtuar lëshimet ndaj Rusisë dhe ka paralajmëruar për pasojat e tyre.

Zelensky ka thënë se afrimi me presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe lehtësimi i sanksioneve ndaj Rusisë, do ta forconin Moskën. Sipas tij, politika ndaj Rusisë nuk duhet të përcaktohet nga marrëdhëniet personale mes liderëve.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës janë përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit. Ky zhvillim pasoi vendimin e Trumpit për të lehtësuar disa sanksione ndaj Rusisë dhe njoftimin për një marrëveshje për blerjen e karburanteve ruse.