Protestë para Kryeministrisë në Tiranë, digjet tryeza e dialogut
Protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë në Tiranë, ku kanë djegur “tryezën e dialogut” të vendosur nga Rama. Veprimi ndodhi në kuadër të tubimit të zhvilluar në kryeqytet.
Në bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur disa deputetë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë. Tubimi para Kryeministrisë shënon një moment të tensionuar të protestës.
Për këtë të shtunë është paralajmëruar një protestë kombëtare para Kryeministrisë. Tubimi pritet të zhvillohet në të njëjtën zonë, ku protestuesit tashmë janë mbledhur.