Protestuesit e PD-së dogjën ulëset e dialogut, Rama: “terror urban”
Protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike dogjën ulëset e vendosura para godinës së Kryeministrisë si hapësirë për dialog. Incidenti ndodhi gjatë protestës së zhvilluar para selisë së qeverisë.
Ulëset ishin vendosur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me qëllim krijimin e një hapësire për dialog. Protestuesit i kanë djegur ato para godinës së Kryeministrisë.
Pas incidentit, Rama reagoi përmes një postimi në Facebook, ku e akuzoi Partinë Demokratike për atë që e cilësoi si “terror urban”.