Foto: Zelenskyy njofton rikthimin e plotë të Starlinkut pas kufizimeve

Zelenskyy njofton rikthimin e plotë të Starlinkut pas kufizimeve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se funksionimi i Starlink dhe Starshield është rikthyer në shpejtësitë që këto sisteme kishin para kufizimeve.

Përmes një video-adresimi, Zelenskyy tha se rikthimi i funksionimit të plotë u mundëson sistemeve të punojnë sërish në nivelin e nevojshëm. Ai theksoi se shpejtësitë janë kthyer në gjendjen e mëparshme.

Lideri ukrainas falënderoi të gjithë amerikanët dhe partnerët që, sipas tij, e morën çështjen seriozisht dhe ndihmuan. Në falënderimin e tij ai përmendi anëtarët e Kongresit, senatorët, mediat, Departamentin e Shtetit dhe presidentin.