Foto: Protestuesi lëndohet rëndë në sy gjatë protestës në Tiranë

Protestuesi lëndohet rëndë në sy gjatë protestës në Tiranë

Një protestues ka pësuar lëndim të rëndë në sy gjatë protestës së sotme në Tiranë, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes pjesëmarrësve dhe Policisë.

I lënduari është drejtues i “Tifozave Kuq e Zi”, tifogrupit të njohur të Kombëtares Shqiptare. Dyshohet se ai është goditur në sy me plumb gome nga një pjesëtar i Policisë së Shqipërisë.

Protestat në Tiranë janë zhvilluar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe gjatë tyre janë raportuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Lëndimi i drejtuesit të tifogrupit ka ndodhur në kuadër të këtyre përplasjeve.