Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesi goditet me plumb gome në sy
Protesta e studentëve në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje të dhunshme, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur një protestues goditet me plumb gome në sy.
Situata e tensionuar po shoqëron mbrëmjen në kryeqytet. Protestuesit po hedhin gurë dhe fishekzjarre në drejtim të policisë, ndërsa forcat e rendit po kundërpërgjigjen me plumba gome, gaz lotsjellës dhe ujë.
Pamjet e incidentit tregojnë protestuesin me fytyrën e mbuluar nga gjaku pas goditjes. Në materialin e publikuar nuk jepen të dhëna të tjera për pasojat e incidentit.