Avokati serb kërkon hetime në Kosovë për dyshimet për blerje votash

Avokati serb Çedomir Stojkoviq u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës që të nisin hetime për dyshimet për blerje votash nga Partia Progresive Serbe (SNS), e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Kërkesa e tij vjen pas dyshimeve se votuesve serbë u janë ofruar nga 100 euro për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të votuar në favor të SNS-së.

Stojkoviq kërkon që autoritetet e tri vendeve të hetojnë këto dyshime dhe të sqarojnë nëse qytetarë serbë që jetojnë në territoret e tyre janë përfshirë në skema të mundshme për blerjen e votave.