Foto: Një tjetër shtetas i Kosovës arrestohet nga Serbia gjatë kalimit mes Serbisë dhe Kroacisë

Një tjetër shtetas i Kosovës arrestohet nga Serbia gjatë kalimit mes Serbisë dhe Kroacisë

Një tjetër shtetas i Kosovës është arrestuar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit mes Serbisë dhe Kroacisë. Sipas njoftimit të avokatit Arianit Koci, bëhet fjalë për Dugagjin Maxhunin nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979.

Koci tha se Maxhuni fillimisht u ndalua për verifikim; pas disa orësh familja u njoftua se ai ishte transferuar në Beograd dhe se ndaj tij po vazhdojnë procedurat.

Avokati theksoi se për momentin rrethanat dhe baza juridike e ndalimit nuk janë të qarta. Ai po i verifikon informacionet dhe po e ndjek rastin nga afër.

Koci gjithashtu bëri thirrje që institucionet të kujdesen për qytetarët e Kosovës dhe njoftoi se do ta informojë opinionin për çdo zhvillim lidhur me këtë çështje.