Pas vrasjes në Pejë, prokurorja kishte rol kyç në provimin e juristëve
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, prokurorja Suada Rama-Hamza, e cila dështoi ta mbronte atë, kishte rol kyç në vlerësimin e juristëve të rinj në Provimin e Jurisprudencës.
Rama-Hamza ishte zëvendësanëtare e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Ky komision ishte caktuar nga Qeveria Kurti dhe përbërja e tij ishte votuar në Kuvend më 27 prill 2026.
Ajo ishte zëvendësanëtare pyetëse për lëndën “E Drejta Kushtetuese dhe Bazat e Sistemit Gjyqësor”, ndërsa anëtare e komisionit për këtë lëndë ishte Anita Prenaj-Krasniqi.
Arlinda Zekaj u vra mbrëmë nga kunati i saj, ndërsa rasti ka rikthyer në vëmendje rolin e prokurores në institucionet e drejtësisë dhe përbërjen e komisionit që vlerëson juristët e rinj.