Peshkatari shqiptar shpallet fajtor në Britani pas kapjes me 17 emigrantë
Një peshkatar shqiptar, 58 vjeç, është shpallur fajtor në Britani pasi tentoi të transportonte 17 emigrantë nga Franca drejt Anglisë me një jaht.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani (NCA), bëhet fjalë për Eno Gajdën, i cili u arrestua më 27 gusht nga oficerët e sigurisë kufitare.
Arrestimi u krye në brigjet e Dorsetit, pas ndalimit të udhëtimit me jaht. Gajda tashmë është shpallur fajtor për tentativën e transportimit të 17 emigrantëve.