Kelmendi kritikon ashpër protagonizmin e Haxhiut në Kuvend
Gazetari Adriatik Kelmendi ka kritikuar ashpër protagonizmin e Albulena Haxhiut në Kuvend, në një ditë të rëndë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.
Përmes një postimi, Kelmendi e ka cilësuar sjelljen e Haxhiut si arrogante dhe të papërshtatshme. Ai ka shprehur zhgënjimin për mënyrën se si, sipas tij, ajo foli për fuqinë e saj ndërsa diskutohej për vrasjen e një gruaje.
Kelmendi e ka cilësuar Zekajn si viktimë të dështimit të shtetit, duke e lidhur reagimin e tij me mënyrën se si u zhvillua diskutimi në Kuvend. Kritika e tij është përqendruar te toni dhe sjellja që, sipas tij, nuk i përshtateshin kësaj situate.