Foto: Rama: Ukraina gabon për Kosovën, por ka të drejtë të jetë e lirë

Rama: Ukraina gabon për Kosovën, por ka të drejtë të jetë e lirë

Kryeministri Edi Rama reagoi në platformën X pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi në Beograd se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën.

Rama tha se Ukraina gabon për Kosovën, por se e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme.

Në reagimin e tij, Rama nënvizoi se ky qëndrim i Ukrainës nuk duhet të ndryshojë mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit ukrainas dhe se solidariteti me Ukrainën duhet të qëndrojë i paprekur.

Ai kritikoi ata që, sipas tij, bënë menjëherë llogaritje gjeopolitike dhe propozuan “ndëshkimin” e Ukrainës, duke theksuar se mbështetja për lirinë, demokracinë dhe paqen mund të bashkëjetojë me debatin rreth njohjeve shtetërore.

Rama përmbylli reagimin duke përsëritur se Shqipëria duhet të qëndrojë në krah të lirisë dhe të mos kushtëzojë mbështetjen ndaj Ukrainës për shkak të qëndrimeve të saj për Kosovën.