Tre dronë fundosin anijen greke me 421 kontejnerë pranë Bullgarisë
Një anije kontejnerësh me pronësi greke është fundosur të mërkurën në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë, pasi u godit nga tre dronë detarë. Anija transportonte 421 kontejnerë.
Të 18 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar pas fundosjes së anijes. Nuk raportohet për viktima në mesin e ekuipazhit.
Autoritetet ende nuk kanë identifikuar përgjegjësit për sulmin. Incidenti përbën një tjetër sulm ndaj një anijeje në Detin e Zi, ndërsa hetimet për autorësinë e tij vazhdojnë.