Foto: Përparim Rama intervistohet prej më shumë se dy orësh në Prokurorinë Speciale

Përparim Rama intervistohet prej më shumë se dy orësh në Prokurorinë Speciale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po intervistohet prej më shumë se dy orësh në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Intervistimi lidhet me dyshimet për keqpërdorime në projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”, i përshkruar si projekt milionësh.

Rama është paraqitur në Prokurori i shoqëruar nga avokati i tij, Artan Çerkini. Intervistimi i tij vazhdon, ndërsa deri tani është bërë e ditur se çështja për të cilën po merret në pyetje lidhet me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.