Foto: Momenti emocional në BBVK, Laurenti përkujtohet dhe miqtë reagojnë

Momenti emocional në BBVK, Laurenti përkujtohet dhe miqtë reagojnë

Një moment emocional është shënuar në nisjen e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, ku u përkujtua ish-banori Laurent Krasniqi, i cili u nda nga jeta më 2 shtator të këtij viti.

Produksioni i dedikoi Laurentit një hapësirë të veçantë përkujtimore, duke rikthyer në vëmendje kujtimin e tij dhe rrugëtimin që kishte lënë pas në ekran.

Momenti preku publikun dhe miqtë e tij më të afërt. Egzoni dhe Fitimi reaguan në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e tyre pas këtij dedikimi gjatë spektaklit.

Përkujtimi i Laurentit u bë pjesë e hapjes së sezonit të ri të BBVK-së, duke e rikthyer figurën e tij në vëmendjen e publikut dhe të ndjekësve të spektaklit.