Foto: Një muaj paraburgim për të dyshuarin e dytë në rastin e Vushtrrisë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e dytë në rastin e Vushtrrisë

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Bekim Maxhunit, të dyshuarit të dytë në rastin e rëndë të tentimvrasjes në Vushtrri. Rasti lidhet me sulmin ndaj një të riu, i cili ishte goditur me mjete të forta dhe kishte përfunduar i gjakosur.

Në vendin e ngjarjes ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Vendimi për paraburgim ndaj Maxhunit është marrë pasi ai ishte vetëdorëzuar në Polici, pas disa javësh në kërkim.

Sipas të dhënave të rastit, Maxhuni i ka treguar Policisë se ku e kishte fshehur pistoletën. Pas vendimit të gjykatës, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.