Foto: Bojkotohet mësimi në shkollën “Mehmet Gjevori” për mungesë ngrohjeje

Bojkotohet mësimi në shkollën “Mehmet Gjevori” për mungesë ngrohjeje

Shkolla “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ka vendosur të bojkotojë procesin mësimor, pasi problemet me higjienën dhe mungesa e ngrohjes kanë rënduar kushtet në objektin shkollor.

Sipas njoftimit të përfaqësueses së Këshillit të Prindërve, vendimi u mor pas një votimi me përfaqësuesit e prindërve, ku shumica u deklaruan pro bojkotimit të mësimit.

Prindërit po kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse dhe krijimin e kushteve elementare për zhvillimin normal të procesit mësimor. Problemet higjienike lidhen me grevën disa javore të punëtorëve teknikë, ndërsa sistemi i ngrohjes nuk funksionon.