Foto: Ramush Salihu dënohet me 9 vjet e gjysmë burgim për tri vepra

Ramush Salihu dënohet me 9 vjet e gjysmë burgim për tri vepra

Ramush Salihu, 42-vjeçar, do të vuajë nëntë vjet e gjashtë muaj burgim pas dënimit për dhunim, ngacmim seksual dhe paraqitje të rreme si person zyrtar.

Rasti i fundit lidhet me dhunimin e një 19-vjeçareje, ndërsa dënimi përfshin edhe veprën e ngacmimit seksual dhe përdorimin e rremë të identitetit si person zyrtar.

Emri i Salihut ishte raportuar edhe në dhjetor të vitit 2022, kur ai akuzohej për mashtrimin e një të moshuari të verbër që jetonte i vetëm në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë.