Dyshohet se goditi nënën me çelësa në kokë në Kamenicë
Një mosmarrëveshje familjare në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës dyshohet se ka përfunduar me dhunë fizike, ku një 24-vjeçare ka goditur nënën e saj me çelësat e shtëpisë.
Sipas të dhënave të rastit, 51-vjeçarja ka pësuar lëndime në pjesën e kokës, afër syrit. Rasti është denoncuar në Polici disa ditë pas incidentit.
Pas denoncimit, kanë nisur hetimet për dhunë në familje. Nga të dhënat e bëra publike nuk jepen detaje të tjera për masat e ndërmarra ndaj vajzës së dyshuar.