Foto: Kontrolli në Han të Elezit zbulon 25-vjeçarin e kërkuar nga gjykata

Kontrolli në Han të Elezit zbulon 25-vjeçarin e kërkuar nga gjykata

Një 25-vjeçar nga Drenasi është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi gjatë kontrollit u konstatua se kërkohej nga autoritetet gjyqësore për ekzekutimin e një dënimi me burgim.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas. Ndalimi u bë gjatë verifikimit të dokumenteve dhe të dhënave në pikën kufitare.

Pas ndalimit, 25-vjeçari është dërguar në institucionin korrektues, ku do ta vuajë dënimin prej 80 ditësh burgim.