Foto: KEK-u blen agregat mbi 26 mijë euro për ndërtesën në Prishtinë

KEK-u blen agregat mbi 26 mijë euro për ndërtesën në Prishtinë

Derisa Kosova po përballet me mungesë të prodhimit të energjisë elektrike dhe po shpenzon miliona euro për importin e rrymës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka vendosur të blejë një agregat për ndërtesën e saj në Toskanë të Prishtinës.

Sipas dokumenteve zyrtare të prokurimit, KEK-u më 28 gusht 2026 ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 26 mijë e 550 eurosh për furnizimin dhe montimin e gjeneratorit.

Kontrata lidhet me nevojat e ndërtesës së KEK-ut në Toskanë, në një kohë kur vendi po përballet me probleme të vazhdueshme në sektorin e energjisë elektrike.

Kontrata është nënshkruar me kompaninë “Eor Group SH.P.K.”. Blerja e agregatit synon të sigurojë furnizimin me energji të objektit të KEK-ut gjatë periudhës së dimrit dhe përballjes me reduktimet.