Mbi 23 vjet për një kontest pronësor, Kushtetuesja konstaton shkelje
Gjykatave iu deshën më shumë se 23 vjet për ta përfunduar një kontest pronësor, ndërsa Gjykata Kushtetuese konstatoi shkelje në rastin e Avni Matoshit.
Sipas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese, zvarritja e procedurës ia shkeli Matoshit të drejtën për gjykim brenda një afati të arsyeshëm. Rasti lidhej me një kontest për pronësi, i cili përfundoi vetëm pas më shumë se dy dekadash.
Gjykata e konsideroi kohëzgjatjen e procesit si shkelje të kësaj të drejte, duke e bërë rastin shembull të një procedure gjyqësore të zgjatur përtej afatit të arsyeshëm.