Bytyqi: Serbia nuk e njeh Kushtetutën, sipas saj as Kurti dhe LVV nuk e njohin
Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, tha para mediave se, sipas saj, Serbia nuk e njeh Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe se po ashtu kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk po e njohin atë.
Bytyqi i tha gazetarëve: “Si parti opozitare do të vazhdojmë të bëjmë presionin nëse LVV do të vazhdojë të sabotojë shtetin e Kosovës.”
Ajo tha gjithashtu se opozita do të përpiqet që LVV ta përfundojë konstituimin e Kuvendit, duke lidhur këtë me mungesën e njohjes së Kushtetutës.