Jetlum Bunjaku betohet si polic i Kosovës, duke ndjekur gjurmët e babait
Jetlum Bunjaku ka dhënë betimin si pjesëtar i Policisë së Kosovës, në një ditë të mbushur me emocione dhe krenari për familjen e tij. Ai po ndjek gjurmët e babait të tij, Afrim Bunjakut, i cili humbi jetën në krye të detyrës.
Pas betimit, Jetlumi ka folur për realizimin e një ëndrre që, siç ka treguar, e kishte ndarë edhe me babanë e tij. Ai e ka përshkruar uniformën e Policisë së Kosovës si një përgjegjësi të madhe, të cilën synon ta mbajë me nder, ashtu siç e kishte mbajtur babai i tij.
“Si baba jem, edhe unë jam gati ta jap jetën për Kosovën”, është shprehur Jetlum Bunjaku. Për të, kjo ditë shënon vazhdimin e një rrugëtimi të lidhur me familjen dhe me detyrën e shërbimit në Policinë e Kosovës.