Foto: Nga Raiffeisen në TEB, Albion Ferati tani mban pozitë drejtuese

Nga Raiffeisen në TEB, Albion Ferati tani mban pozitë drejtuese

Albion Ferati, ish-punonjës i Raiffeisen Bank, aktualisht mban pozitën drejtuese Head of Accounting në TEB Bank. Emri i tij është lidhur me dyshimet për qasje të paautorizuar në llogarinë dhe transaksionet bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Zhvillimi i ri i jep një dimension tjetër rastit të dyshuar të cenimit të konfidencialitetit bankar. Ferati tashmë ushtron funksion në një institucion tjetër financiar në Kosovë, me përgjegjësi në fushën e kontabilitetit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprime parahetimore për zbardhjen e dyshimeve lidhur me qasjen dhe shpërndarjen e paautorizuar të të dhënave bankare të Përparim Ramës.

Rasti lidhet me periudhën kur Ferati ishte i punësuar në Raiffeisen Bank, ndërsa pozita e tij aktuale në TEB Bank është bërë pjesë e zhvillimeve të reja rreth kësaj çështjeje.