Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, arrestohet i kërkuari në Greqi

43-vjeçari shqiptar Nikolin Pali është arrestuar në Athinë, pas gjashtë vitesh kërkimi si autor i një vrasjeje të dyfishtë në Loutraki të Greqisë. Zhvillimi është shoqëruar edhe me një dëshmi tronditëse për dy vrasje në Shqipëri.

Operacioni për kapjen e tij u zhvillua në një apartament në zonën Kato Patisia të Athinës. Forcat speciale EKAM, në bashkëpunim me policinë greke, e prangosën Palin, i cili ishte dënuar më parë në mungesë.

Emri i tij lidhet me vrasjen e dyfishtë të kryer në Loutraki, për të cilën autoritetet greke e kërkonin prej gjashtë vitesh. Në dëshminë e bërë pas arrestimit, ai ka thënë: “Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”.